Inter nuk ndalet dhe bën prova shkëputjeje në krye të Serie A. Skuadra zikaltër bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke mundur pastër 3-0 Genoa. Gjithçka e lehtë për të besuarit e Antonio Conte që gjetën epërsinë me Lukaku që në minutën e parë.

Evubnnvxuaymgh0
Evubnnvxuaymgh0

Me avantazhin minimal të interistëve u mbyll pjesa e parë, ndërsa pas pushimit Darmian në minutën e 69-të dyfishoi shifrat. Alexis Sanchez në të 77-ën shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren e Inter që thellon përkohësisht në shtatë pikë diferencën me Milanin dhe largohet 10 pikë larg rivalëve të përjetshëm të Juventusit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: