Dështimi në Champions League i Interit ka bërë që drejtuesit të hedhin sytë nga merkato në kërkim të përforcimeve për ta përforcuar skuadrën edhe më me qëllim synimin e titullit kampion, me zikaltërit që aktualisht udhëheqin renditjen me dy pikë më shumë sesa Juventusi kampion në fuqi.

Sipas faqes së dedikuar për informacionin qark klubit zikaltër, “fcinterneës.it”, drejtuesit e Interit janë takuar në Milani me presidentin e Veronës, Mauricio Seti, ku kanë hedhur piketat për tre tansferime.

I pari në listën e Marotës është Amrabat, por për marokenin Verona kërkon minimalisht 15 milionë euro për ta lënë të lirë. Por veç tij, Interi ka në radarë dhe dy qendërmbrojtësit e rinj të skuadrës së “Bentegodit”, pikërisht Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën, të cilët kanë krijuar një dyshe solide në prapavijë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb