Opinioni sportiv në Itali por dhe vetë tifozët zikaltër ishin shumë skeptik për këtë vit, pas largimit të Conte dhe dy titullarëve si Lukaku dhe Hakimi, por në fakt historia është shumë ndryshe. Inter nuk ka humbur asgjë në raport me një vit më parë, përkundrazi, po bëjnë edhe më mirë teksa arritën të kalojnë fazën e grupeve në Champions pas afro 10 vitesh ndërsa kryesojnë edhe Serie A. Një meritë të madhe për këtë ka trajneri Simone Inzaghi, fakt të cilin e pranon edhe administratori i deleguar, Beppe Marotta:

“Dëshirojmë të përsërisim suksesin e një viti më parë, do të ishte e rëndësishme për shoqërinë tonë, do të ishte një dhuratë e bukur për tifozët. Objektivi jonë është të fitojmë yllin e dytë në Itali”, theksoi Marotta duke pranuar se një meritë për këtë ka edhe trajneri Inzaghi:

“E imagjinoja më të vështirë. Në të vërtetë Simone u përfshi më lehtë se sa parashikohej, në këndvështrimin tim është një vlerë e shtuar për klubin tonë në aspektin teknik”, u shpreh ndër të tjera administratori i deleguar i Inter i cili sqaroi se janë optimistin edhe për rinovimin e Brozovic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb