Podolski i thotë po Interit, po një aventure të re, një sfidë e cila pritet ti japi stimuj të rinjë. Vetëm 12 prezenca këtë sezon me Arsenalin, 7 në Champions dhe 5 në Premier League, dhe një raport aspak të mirë me Wenger, janë disa aryse që sulmuesi gjerman të zbarkojë në Serie A. Tani mbetet që dy klubet të bien dakord për formën e huazimit. Podolski shihet si futbollisti me karakteristikat që Roberto Mancini kërkon, sallaks, sulmues i dyte, i aftë të luajë në krah, perfekt për skemën 4-3-3. Në moshën 29 vjeçare, Podolski është maturuar mjaftueshëm, aq sa Inter e kërkon me çdo kusht. Kampioni i Botës ka vendosur të largohet nga “Topçinjtë”, duke hequr dorë edhe nga Champions League, për të nisur një aventurë të re. Inter e dëshiron në formë huazimi sulmuesin dhe janë të gatshëm të paguajnë 2 milion euro menjeherë dhe 6 në fund të sezonit.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: