E ardhmja e Ivan Perisic merr një rrjedhë të pa pritur, nga një i larguar i sigurt, tashmë kroati mund të qëndrojë në Milano, sigurisht në stol. Perisic po kërkon me insistim të largohet, por Arsenal, skuadra e cila në dukje ishte e gatshme ta transferonte, është tërhequr nga kjo negociatë.

Gazzetta Dello Sport
Gazzetta Dello Sport

Sipas të përditshmes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Arsenal i kishte ofruar Perisic 7 milion euro neto në sezon, por në tavolinën e Interit nuk ka ardhur kurrë një ofertë konkrete. “Topçinjtë” kanë kontaktuar drejtë për drejtë me kroatin duke i ofruar dyfishin e pagës që merr aktualisht tek Inter, përballë një ofertë të tillë, Perisic i ka kërkuar drejtuesve të Interit ta lënë të lirë, por Arsenal nuk ka ndërmend të paguaj kesh për kartonin e tij, e kërkon në formë huazimi me të drejtë blerje, çka e bën të pa mundur shitjen e Perisic.

Perisic
Perisic

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio ka folur mbi këtë temë duke dhënë një përgjigje përfundimtare: “Perisic do të qëndrojë këtu, na takon neve ta rikuperojmë. Nuk ka ardhur asnjë ofertë që i afrohet vlerave të tij. Mekato është e mbyllur”, përfundoi Ausilio.

Inter
Inter

Gjithnjë sipas “Gazzetta dello Sport”, tek Inter të gjithë do të jenë në provë deri në fund të sezonit, përjashto Skriniar, Icardi, Brozovic, Handanovic, Asamoah, De Vrij, Lautaro dhe Politano, të cilët kanë fituar statusin si të pa prekshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: