Lautaro Martinez ishte një nga temat më të diskutuara në këtë merkato vere, kështu pritet të jetë edhe në fund të këtij sezoni pasi për sulmuesin argjentinas interesohen shumë klube të mëdha, jo vetëm Barcelona. Në çdo rast, rinovon apo jo kontratën, Inter me sa duket i bën llogaritë pa Martinez në skuadër pasi sipas mediave angleze, zikaltërit po mendojnë për pasuesin e tij. Stafi drejtues i Inter ka përzgjedhur Sergio Aguero për të formuar dyshen e re të sulmit së bashku me Lukaku.

Aguero
Aguero

Aguero ka një kontratë me Man.City deri në vitin 2021, pikërisht ky fakt i shtyn dhe më shumë zikaltërit të joshin argjentinasin pasi bëhet fjalë për një transferim me kosto zero. Gjithnjë sipas mediave angleze, Inter e ka gati ofertën personale për Aguero: kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Nëse pranon këtë ofertë, Aguero do të përfitoj në Milano 7-8 milion euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: