Mes Serie A dhe Champions League, Inter po zhvillon një sezon thuajse perfekt por drejtuesit e klubit vijojnë punën duke projektuar të tashmen dhe të ardhmen e afërt. Marotta dhe Ausilo i kanë paraqitur presidentit Zhang propozimet e tyre, planin për të përforcuar edhe më shumë ekipin.

Në këtë listë dëshirash gjejmë emra të rëndësishëm si Gosens i Atalantës, Caicedo dhe deri tek dy lojtarët e Sassuolos, Scamacca dhe Fratessi, për këta dy të fundit është pak më e ndërlikuar pasi për ta interesohet edhe Juventus.

Në lidhje me anësorin gjerman të Atalantës, edhe presidenti Zhang ka dhënë pëlqimin e tij, në çdo rast nuk do të jetë një tratative e lehtë pasi bergamskët vlerësojnë kartonin e Gosens me 30 milionë euro, gjithashtu gjermani pëlqehet edhe nga drejtuesit e ri të Newscatle të cilët nuk kanë probleme kur bëhet fjala për para.

Në lidhje me Caicedo situata është më e thjeshtë pasi Geona ka dhënë pëlqimin për një huazim, nëse lojtari pranon një ulje të pagës palët mund të shkojnë drejt një marrëveshje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb