Jashtë merkatos, nuk është në shitje. Nuk është më çështje numrash dhe rritjesh oferte nga PSG, Inter ka vendosur të mbyllë njëherë e mirë derën shitjes së mundshme të Milan Skriniar.

Presidenti Stevan Zhang, i cili sot ka ndjekur stërvitjen e skuadrës në “San Siro”, ka vendosur drejtpërdrejt dhe ua ka komunikuar drejtuesve: tani e tutje nuk do të dëgjohet asnjë ofertë e re nga parisienët.

Disa orë më parë parizienët kishin riformuluar një ofertë për të shkuar te sllovaku, deri në 80 milionë euro, megjithatë, çështja mbyllet me vendim presidencial.

Të lumtur tifozët e Interit, të cilët prej kohësh ishin shprehur kundër shitjes. Edhe trajner Inzaghi donte që skuadra të mbetej kështu dhe tashmë është i kënaqur, Skriniar mbetet tek Inter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb