Kristjan Asllani është shumë pranë transferimit tek Inter, por marrëveshja nuk është e mbyllur, ashtu si mediat italiane raportuan një ditë më parë, të paktën ky është versioni i Tuttosport. Është e vërtetë që zikaltërit kanë gjetur prej kohësh dakortësinë me përfaqësuesit e mesfushorit kuqezi, Asllani ka dhënë bekimin e tij për një transferim në “San Siro”, janë dakord edhe me termat ekonomik, por në këtë pikë duhet gjetur akordi edhe me Empolin.

Asllani
Asllani

Presidenti Corsi kryqëzon gishtat që Milan, apo ekipe të tjera jashtë Italisë(Newcastle) të mos dorëzohen, të paraqesin ofertat e tyre për mesfushorin, në mënyrë që çmimi i Asllanit të rritet akoma më shumë. Empoli kërkon 15 milionë euro kesh për Asllanin, por Inter mund ta marrë në formë huazimi për dy vite, me detyrim blerje, fundja Asllani është i ditëlindjes 2002 dhe mund ta bëjnë diçka të tillë.

Sky
Sky

Gianluca Dimarzio, gazetari i Sky Sport ka një tjetër version: Inter i ka paraqitur një ofertë prej 9,5 milionë euro, shifër që mund të dërgojë direkt në “San Siro”. Inter kërkon ti jap më shumë kohë Asllanin, për këtë arsye e dëshiron menjëherë në skuadër, në mënyrë që të piqet përkrah Brozovic dhe aktivizimi i tij në formacion të jetë gradual.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb