Inter ri përqafon Romelu Lukaku. “Bomberi” belg u përfol shpesh gjatë këtyre muajve si një nga sulmuesit më të lakuar në tregun e transferimeve, ishte një opsion luksi për disa nga klubet më të rëndësishme në Premier League, por në fund Lukaku ka vendosur ti qëndrojë besnik ngjyrave zikaltër. Big Rom zbarkoi në Appiano Gentile, qendrën stërvitore të Inter, dhe fjalët e para janë muzikë për tifozët e Inter: “Jam më të vërtetë shumë i lumtur që ndodhen këtu, shpresoj të vazhdojmë rrugëtim që kemi nisur dhe të vijojmë të fitojmë. Ne lojtarët punojmë me të vërtetë shumë për të realizuar ëndrrat e tifozëve”, u shpreh fillimisht Lukaku duke folur më pas për trajnerin Inzaghi:

“Kemi folur shumë gjatë ditës kur shoqëria vendosi ta emëronte trajner të ri, kemi folur edhe gjatë europianit. Është një trajner i mirë, mendoj se do të na ndihmojë për të arritur gjëra të mëdha. Shpresoj të punojmë të gjithë së bashku për të vijuar rrugëtimin e nisur”, u shpreh Lukaku për faqen zyrtare të klubit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: