Tre gola për tre pikë. Inter fut në “xhep” fitoren e parë në Champions, një sukses që ndez edhe një herë shpresat e ekipit zikaltër për të kaluar fazën e grupeve pas një periudhë të gjatë dështimesh. Kjo ishte një fitore që vjen pikërisht në momentin e duhur, pas humbjes së rëndë të pësuar kundër Lazio, por mbi të gjitha ishte një fitore në funksion të tabelës se klasifikimit dhe për moralin e ekipit. Sheriff Tiraspol vinte në “Meazza” pas dy fitoreve radhazi, në letër trembte jo pak por Inzaghi e kishte zgjidhur në perfeksion këtë përballje, në fushë hodhi një miks lojtarësh me eksperiencë dhe grinte që nuk e vendosën ndeshjen në dyshim për asnjë moment.

200057549 C33f3c83 2c0c 46eb Bac9 6107b02ba7bc
200057549 C33f3c83 2c0c 46eb Bac9 6107b02ba7bc

Kaluan në avantazh në minutën e 34-të me Edin Dzeko, me boshnjakun që u koordinua në fluturimthi duke realizuar një gol të bukur. Thill ktheu makthet e sezoneve të fundit duke barazuar shifrat në minutën e 52-të por vetëm kaq pasi Vidal dhe De Vrij realizuan dhe dy herë të tjera duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-1.

Vidal
Vidal

“Zhvilluam ndeshjen që duhet të bënim, ata vinin pas dy fitoreve kundër Shakhtar dhe Real Madrid. Ishim një skuadër, krijuam shumë, goditëm shtyllën dhe traversën. Ne mund të përmirësohemi akoma më shumë por shprehëm një futboll të bukur. Është kënaqësi të shohësh këtë skuadër, argëtohem duke parë këtë ekip”, u shpreh trajneri Inzaghi në përfundim të sfidës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb