Pas një luftë në distancë, Inter dhe Roma kanë vendosur të ulen në një tavolinë për të diskutuar mbi të ardhmen e Edin Dzekos. Në fillim kjo dukej një tratative e cila do të mbyllej shumë shpejt por çuditërisht verdhekuqtë insistuan duke mos hequr dorë nga kërkesa e tyre prej 20 milion euro.

Sigurisht që Inter nuk mund të ofroj 20 milion për një sulmues 33 vjeç, deri në këto pikë maksimumi kanë ofruar 12 milion por sëfundmi në skenë ka dalë emri i Zaniolos. Mesfushori kërkohet nga Tottenham por 15% të kartonin e zotëron ende Inter, nëse ziklatërit duan Dzekon atëherë duhet të heqin dorë nga 15% në kartonin e Zaniolos.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ky është çelësi për të vënë në jetë transferimin e boshnjakut në Milano. Antonio Conte e ka bërë të qartë idenë e tij, kërkon minimalisht 2 sulmues por klubi nuk i ka vendosur ende asnjë në dispozicion.

Emri tjetër i bërë publik është ai i Romelu Lukakut. Belgu e ka shprehur dëshirën e tij por Inter dhe United ende nuk kanë gjetur formulën e duhur për të realizuar këtë transferim. Oferta e Interit mbetet e njëjtë: 60 milion euro plus bonuse, shumë të cilët kërkojnë ta paguajnë në 3 vite.
(BalkanWeb)