Me golin kundër Udines, Lautaro Martinez shkoi në kuotën e 21 golave sezonal, rekordi i tij personal i arritur në sezonin 2019/20. “Demi” ka në dispozicion edhe 4 sfida për të shënuar të paktën një gol, për të vendosur një rekord të ri personal. Argjentinasi është sulmuesi më efikas që Inzaghi ka në dispozicion por në të njëjtën kohë është nga të paktët lojtarë që Inter mund të përfitojë një shumë të konsiderueshme në mënyrë që të lëvizin lirshëm në merkaton e verës.

Martinez
Martinez

“Demi” është një lojtar që mund të sjell në arkat e klubit minimalisht 70 milionë euro, një lojtar për të cilin ofertat nuk mungojnë. Për të qetësuar disi tifozët zikaltër ka menduar vetë agjenti i Martinez: “Shpesh media shkruajnë për një transferim të mundshëm, por Lautaro mendon vetëm për Inter, për të bërë të lumtur popullin zikaltër, për tu shpallur kampion, më pas për të punuar për Botërorin. Ne nuk po mendojmë për të kryer një transferim. Ai është i lumtur tek Inter, qyteti është i mrekullueshëm, mendojmë vetëm për Inter”, u shpreh ndër të tjera agjenti i Martinez.

Dumi
Dumi

Në këtë merkato verë, Inter duhet të kujdeset të mos humbas edhe Dumfreis, lojtar për të cilin vijon të interesohet Bayern Munich. Gjigandët gjerman kërkojnë një anësor për krahun e djathtë, Dumfreis nuk është i pashitshëm, mund të largohet nga Milano por jo më pak se 35 milionë euro, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb