ITALI

Inter nuk dorëzohet për titullin kampion, dhe së fundmi ka fituar me rezultat të thellë ndaj Beneventos.

Zikaltërit kanë shpartalluar 4-0 miqtë. Për të zhbllokuar sfidën mendoi një Improta i Beneventos që dërgoi topin në portën e tij.

Nga ana tjetër në pjesën e dytë Martinez dyfishoi, ndërsa më pas do ishte Lukaku që do vuloste shifrat me dygolëshin e tij.

Me këtë fitore Inter afrohet me dy pikë diferencë me Milanin që kryeson Serinë A, dhe shkëputet 5 pikë nga Juventusi ndjekës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb