Shpërthimi i Antonio Conte pas fitores kundër Atalanta, e fundit për ketë sezon në Serie A, nuk ka kaluar në heshtje në shtëpinë zikaltër. Drejtuesit e Inter nuk i kanë pritur aspak mirë deklaratat e tij, ku akuzonte fortë dhe qartë se nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga klubi. Conte pritet të ketë një takim kokë më kokë me presidentin Zhang për tu sqaruar ndërmjet tyre. Nuk parashikohet një shkarkim, kostot do të ishin të larta në këtë periudhë të vështirë ekonomike, shkarkimi i tij dhe gjetja e një stafi ti ri ka një faturë afro 50 milion euro. E vetmja rrugë që mund të dërgoj palët në divorc është ndarja me konsensus. Mund të jetë vetë Conte ai i cili mund të kërkoj largimin, kjo nuk do ishte një risi, Conte e ka bërë edhe në të shkuarën. Nëse palët do të arrijnë deri në këtë pikë, në divorc, familja Zhang dhe Marotta duhet të gjejnë shpejt një zëvendësues.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Massimiliano Allegri është opsioni i parë, trajner që edhe në 2014 i zuri vendin Conte në stolin e Juves. Allegri ka një raport të shkëlqyer me Marotta, për momentin mbetet kandidati më i përshtatshëm. Nuk përjashtohen as rikthime të bujshme si Frank de Boer apo Spalletti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: