Në shtëpinë zikaltër ka nisur puna prej kohësh për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Pjesa e këtij projekti që parashikon një Inter më konkurrues është dhe qendërmbrojtësi i kombëtares, Marash Kumbulla. Drejtuesit e klubit, sigurisht edhe me bekimin e trajnerit Conte, kanë nisur një tjetër ofensivë për të transferuar mbrojtësin në Milano. Futja e Lazio në garë për Kumbullën ka bërë që drejtuesit e Inter të nxitojnë për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen me Verona. Shifrat dhe termat mbeten të njëjtë, bëhet fjalë për 30 milion euro. Kjo është një shumë e lartë të cilin Inter kërkon ta minimizoj duke përfshirë në tratativë kartonin e Edoardo Vergani, një nga talentet më premtues të futbollit italian.

Marotta Kumbulla
Marotta Kumbulla

Sipas mediave italiane drejtuesit e Inter kanë parashikuar një takim blic me presidentin Setti për të mbyll sa më shpejt këtë marrëveshje e për ta zyrtarizuar më pas në shtator. Në të njëjtën kohë, Inter ka gjetur akordin edhe me Sanchez për të rinovuar kontratën deri në vitin 2023. Sulmuesi kilian do të qëndroj një vit e gjysmë më shumë se sa ishte akordi me Man.United dhe sigurisht që do të pranoj edhe një ulje të ndjeshme të pagës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: