Nuk ka dyshime se Kristian Eriksen do të largohet nga Inter, por për t’u vendosur mbetet se ku do të vazhdojë karrierën mesfushori danez. Për këtë nuk kanë dyshime mediat angleze, që pavarësisht transferimit të tij nga Totenham tek Inter, vazhdojnë të ndjekin me interes futbollistin. Sipas tyre, Eriksen do të kalojë te Paris SG në merkaton e janarit.

Christian Eriksen Antonio Conte Inter
Christian Eriksen Antonio Conte Inter

Për danezin nuk mungojnë ofertat, por kampionët e Ligue 1 janë gati të plotësojnë kërkesat financiare të mesfushorit, që te Inter fiton 7 milion euro në sezon. Me këtë lëvizje, zikaltërit pretendojnë të fusin në tratativa Leandro Paredes, mesfushor me karakteristika ndryshe nga Eriksen dhe që pëlqehet nga Antonio Conte.

Shandong Luneng V Guangzhou Evergrande China Super League
Shandong Luneng V Guangzhou Evergrande China Super League

Ndërkohë, drejtuesit interistë janë shumë pranë gjetjes së zëvendësuesit të Romelu Lukaku. Ai është Graziano Pelle, sulmuesi italian që luan në Kinë me Shandong Luneng. Conte e njeh shumë mirë këtë futbollist, me të cilin ka punuar në kohën që drejtonte kombëtaren e Italisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: