Inter-Eriksen vijon me hapa të vegjël por e rëndësishme është që vazhdon. Objektivi është shumë pranë, mungojnë vetëm disa detaje të vogla për të zyrtarizuar goditjen më të bujshme të klubit ziklatër. Stafi drejtues shpreson që Eriksen të jetë në tribunën e “San Siros” të dielën në ndeshjen kundër Caglerit. Marotta me bekimin e presidentit Zhang ka rritur sërish ofertën në 16 milion plus 3 të tjera në forme bonusesh.

Eriksen
Eriksen

Tottenham nga ana e tyre nuk lëshon pe, kërkon 20 milion euro për të lënë të lirë Eriksen. Sipas mediave italiane, të enjten parashikohet një tjetër takim ndërmjet drejtuesve të Inter dhe atyre të Tottenham për ti dhënë fund kësaj negociate të nisur prej kohësh. Eriksen nga ana e tij po bën gjithçka është e mundur për tu veshur zikaltër, madje është i gatshëm të heq dorë nga disa detyrime që i kanë “gjelat” londinez. Përtej dëshirës së Eriksen, Inter duhet të bëj pjesën e tij, duhet të rris ofertën të paktën në 18-19 milion euro: “Mundësitë ekzistojnë dhe ne i njohim”, u shpreh një ditë më parë Marotta. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Eriksen pritet të zbarkoj në Milano brenda javës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb