Fjalët e thëna nga Roberto Mancini kishin parashikuar më të keqen, tashmë kemi dhe konfirmimin zyrtarë nga Inter. Të enjten në ndeshjen e kthimit në Europa League, zikaltërit duhet të bëjnë llogarit pa shërbimet e Shaqirit. Gjatë ndeshjes më Cesena-n, ish futbollisti i Bayern pësojë një dëmtim në bicepsin fermonal të kofshës së majtë. Parashikohet që mesfushori të qëndroj jashtë fushe për të paktën një javë. Në mungesë të Shaqirit, Mancini pritet ti besoj një fanellë titullari Kovacic në sfidën kundër Wolfsburg. Shaqiri nuk humbet në këtë mënyre vetëm sfidën më të rëndësishme të sezonit, por edhe takimin e së dielës kundër Sampdoria.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb