Kristjan Asllani është një nga futbollistët shqiptar që ka shkëlqyer këtë sezon me Empolin. Mes skuadrave të interesuara për mesfushorin është edhe Fiorentina, por sipas FirenceViola.it,  Interi është konkurrent mjaft i fortë në këtë garë.

Sipas medieve italiane, klubi zikaltër ka një strategji të qartë sesi do fitojë shërbimet e tij. Fillimisht, klubi me seli në Milano do kërkojë të blejë kartonin e Asllanit dhe më pas do tentojë të gjejë një skuadër ku do e linte në huazim, çka do i hynte në punë mjaft atij për rritjen si futbollist.

 

Yyyy

 

 

20 vjeçari ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: