Inter-Vidal është një negociatë e cila pas sondazheve pritet të kalojë në hapa konkret. Pas fjalëve të mesfushorit, i cili theksoi se për të ardhmen do të vendos pas pushimeve, është Inter që bën lëvizjen e radhës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Marotta dhe Ausilio pasi kanë marrë bekimin nga presidenti Zhang, kanë lëshuar ofertën e parë zyrtare për Barcelonën, 12 milion euro për Vidal.

Vidal Inter
Vidal Inter

Kjo nuk është një ofertë e keqe, sigurisht që Barcelona do ta marrë në konsideratë por fillimisht duhet të negociojnë mbi formulën e transferimit, Inter preferon formë huazimi deri në fund të sezonit më të drejtë blerje përfundimtare.

Marcos Alonso
Marcos Alonso

Jo vetëm Vidal, Interit i duhet dhe anësor i majtë, Marcos Alonso qëndron në krye të listës së dëshirave për këtë pozicion. Në çdo rast, pavarësisht se Interi dukshëm ka nevojë për merkato, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të futen në aventurë apo të bëjnë shpenzime të çmendura në këtë merkato dimri, parashikohet 1 apo 2 lëvizje, sigurisht pa shumë kosto financiare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb