Interi para pak çastesh ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Keita Balde nga Monaco. Siç bëhet e ditur nga klubi zikaltër 23-vjeçari është transferuar me formulën e huazimit dhe në fund të sezonit mund të blihet përfundimisht.

Senegalezi do t’i kushtojë Interit këtë vit 5-6 mln euro, ndërsa për blerjen përfundimtare do të duhen edhe 30 mln euro të tjera. Kujtojmë që ky është afrimi i 7 i Interit në këtë sesion merkatoje.

Ndërkohë te rivalët e Interit, Milani, sapo është njoftuar largimi i Manuel Locatelli-t. Mesfushori 21-vjeçar është zyrtarizuar te Sassuolo, e cila e ka marrë në formë huazimi me obligim blerjen.

Raportohet se Sassuolo do të paguajë 2 mln euro për huazimin dhe 10 mln në fund të sezonit plus 2 mln euro bonuse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb