Në një komunikim për mediat, Gazment Bardhi u shpreh se zgjidhja duhet të jepen në interes të demokratëve dhe jo duke i ikur përgjegjësive duke dhënë dorëheqjen.

“Cilido që pa kryer një proces analize del në konkluzione nënkupton që nuk ka në interes të parë , interesin e PD. Në çdo qëndrim timin kam pasur koherencën dhe vënien në plan të parë interesin e demokratëve.”, tha Bardhi.

Pyetje: Jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen?
Bardhi: Nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi në situatën ku ndodhet PD, por askush nuk mund të mendojë se duke ikur i ikën përgjegjësive. Është gjëja më e thjeshtë që secili prej Demokratët kanë nevojë për përgjegjësi dhe përgjegjshmëri në vendimmarrje. Nuk mund të mendosh se në ditë të vështira braktis PD, ky nuk ka për të qenë kurrë modeli im. Nuk mund ta thjeshtësosh të gjithë problematikën në të cilën ndodhet PD, duke i ikur përgjegjësisë. Prej disa muajsh në PD ka një problem që ka shfokusuar të gjithë vëmendjen. Problemi është shtuar dhe është trajtuar dhe ende nuk është zgjidhur, pra ka nevojë për një qëndrim që i shërben vetëm demokratëve. Interesi personal zero rëndësi”, tha ai

Pyetje: Jeni dakord që partia të shkojë në zgjedhje pas kësaj analize?
Bardhi: Mos më kërkoni konkluzione jashtë institucioneve të partisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: