Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, është pa diskutim sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar, një sfidë e përjetshme që josh pafund tifozët. Asgjë nuk ndryshon as këtë herë, përkundrazi, interesimi është shumë i madh, çka i detyroi drejtuesit e Tiranës, si klub organizator, të negociojë për të pasur “Air Albania” në dispozicion të plotë. Deri mesditën e së enjtes janë shitur afro 7 mijë bileta, e të mendosh që është vetëm fillimi, deri të hënën ka ende shumë kohë për të rezervuan një biletë.

1582916246 Derbifoto14
1582916246 Derbifoto14

Të dy tifozëritë edhe këtë herë kanë nisur organizimin për të dhuruar një shfaqe të bukur, derbi luhet në fushë por luhet edhe në tribuna. Kjo është një sfidë jetike për të dy ekipet, Tirana kërkon triumfin për të larguar hijet e sezonit të fundit, ku nuk arritën asnjë herë të mposhtin të kuqtë, por mbi të gjitha për të konfirmuar statusin e tyre si favorit ndërsa Partizani kërkon kthesën e madhe në derbi, kërkon fitoren e parë sezonale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb