Mario Balotelli po arrin edhe një herë të shprehë më të mirën e tij duke u shndërruar në futbollistin kyç të skuadrës së Nice. Ish-sulmuesi i shumë skuadrave si në “Premier League” ashtu edhe në “Seria A” këtë sezon ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave dhe mund t’i thotë lamtumirë francezëve.

Këta të fundit, ndryshe nga se ç’ deklaruan më parë, garantojnë se do të bëjnë gjithçka për të mbajtur “super mario-n” në ekip. Vetë presidenti i klubit në një intervistë të fundit e mohon kategorisht një largim të italianit që duket se ka gjetur vetveten.

“Një largim i Marios? Jo, është e pamundur, është e paimagjinueshme. Ai është shumë i rëndësishëm për ne.”- deklaron Jean-Pierre Rivere, president i klubit

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb