Zhvillime te Fiorentina. Nikola Milenkovic ka rinovuar me klubin vjollcë dhe do të qëndrojë në Firence të paktën deri në vitin 2027.

Mbrojtësi ka qenë një nga futbollistët që është lakuar shumë në merkato. Emri i mbrojtësit serb kishte përfunduar në listën e skuadrave si Juventus, Inter dhe Tottenham, por këto 3 skuadra tashmë duhet të fokusohen në objektiva të tjerë.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Unë jam shumë i emocionuar. Vitin e kaluar vinim nga dy sezone të vështira, as unë dhe as klubi nuk ishim të bindur për divorcin. Unë doja të diskutoja me klubin për të kuptuar ambiciet e tyre” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: