Interi ka zhvilluar një rrugëtim fantastik në UEFA Champions League, teksa e sheh veten mes katër skuadrave më të mira në Europë. Zikaltërit gjejnë Milanin në gjysmëfinale, në një euroderbi që premton shumë. Futbollisti i skuadrës së drejtuar nga Inzaghi, Nico Barella ka dhënë një intervistë ekskluzive për faqen e UEFA-së, duke treguar ndjesitë e tij para aktit të parë.

“Ka qenë një sezon i vështirë dhe pak i çuditshëm, me shumë ulje-ngritje për mua dhe skuadrën. Jam i kënaqur që kam akoma energji për këtë pjesë të fundit të sezonit, që është shumë e rëndësishme. Duket e çuditshme, por kemi bërë më mirë si skuadër në Champions League sesa në kampionat. Mund të jetë ndjesia që vjen nga një atmosferë e tillë: të dëgjosh atë muzikë të jep një shtysë më shumë. Nuk është justifikim, por ka ndeshje kur pa vetëdije gjen energjinë e duhur dhe kjo është Champions.

Duhet zemër, kurajo dhe forcë, por duhet kuptuar edhe që është një ndeshje futbolli dhe mund të ndodhë gjithçka, faktorë të ndryshëm mund të jenë vendimtarë. E gjithë bota do të shohë atë ndeshje, të gjithë do të jemi të lumtur që do të luajmë këtë takim. Kur “San Siro” është plot me tifozë që brohorasin The Champions të vijnë të dridhura në trup. Vetëm një stadium si “San Siro”, një kompeticion si Champions dhe tifozët e Interit mund të të dhurojnë këtë ndjesi” – Tha  ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: