Frank De Bur nuk është më trajner i Interit dhe për këtë ndarje ka ardhur edhe një reagim nga ana e tij. Holandezi nuk mundi ta mbaj postin që e mori në prag të këtij fillim sezoni. Gjatë drejtimit të klubit “zikaltër” në 11 javë kampionat, Interi renditet në vendin e 12-të me 14 pikë.

46-vjeçari zgjodhi rrjetin social Instagram për të publikuar një foto me mbishkrimin: “Sa keq që përfundoi kështu. Për të dërguar përpara këtë projekt duhej më shumë kohë. Falënderoj të gjithë tifozët e Interit për përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre muajve. Forca Inter”.
Inter

Ky postim tregon qarte se holandezi nuk ka dashur kurrsesi që të largohej nga Interi. Ndoshta atij nuk iu dha koha e duhur për të përgatitur një ekip siç duhet, por gjithsesi kjo eksperiencë do ti shërbejë në të ardhmen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: