Ndeshja me Juventusin ishte një tjetër provë se Ikardi do të bënte vërtet festë në një skuadër me Xherdan Shaqirin dhe drejtori sportiv i zikaltërve Piero Ausilio po punon pa pushim për të arritur te futbollisti nga Gjilani. Sipas mediave italiane, Shaqiri preferon Interin ndaj Liverpulit dhe për të arritur te shërbimet e tij zikaltërit duhet të bindin Bajernin e Mynihut. Në axhendë është fiksuar një takim mes drejtorit të përgjithshëm të Interit, Marko Fasone dhe shefit ekzekutiv të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige. Klubi italian ndryshoi ofertën që deri më tani mbetet në 12 milionë euro për t’u paguar në 3 vjet, duke i shtuar edhe bonuset që do të shkojnë në arkat e Bajernit në rast të realizimit të objektivave të përcaktuar, si për skuadrën, ashtu edhe individualisht për Shaqirin.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: