Ikardi ta harrojë se do të luajë qoftë një minutë me Interin, edhe sikur të qëndrojë në klub pas mbylljes së merkatos më 2 shtator. Kjo është ajo që rrëfen “Gazzetta Dello Sport” për takimin e famshëm mes drejtuesve zikaltër, Marota, Ausilio dhe Oriali, si dhe sulmuesit argjentinas, takim që u mbajt ditën e djeshme në “Appiano Gentile”.

Si rezultat mbërritën dy propozime për merkaton: Roma ose Napoli, dhe Ikardit i është bërë e qartë se duhet t’i vlerësojë me kujdes këto pista. Sa i takon atyre që tha përfaqësuesi ligjor i Ikardit, se sulmuesit i është komunikuar se nuk do të jetë në listat e kampionatit të ardhshëm dhe të Champions League, shoqëria e ka mohuar këtë fakt me forcë pasi kjo ishte trampolina që gruaja-agjente e lojtarit, Uanda Nara, po pret që të shfrytëzojë për të nisur një aksion ligjor kundër Interit duke e akuzuar për mobbing ndaj bashkëshortit të saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: