Interi duket se nuk do mund të sigurojë dot shërbimet e Gianluca Scamacca. Sipas asaj që shkruajnë mediet, sulmuesi do të rinovojë kontratën me Sassuolon, edhe për një vit tjetër. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2025, sakaq e re-ja përfshin vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2026.

Mungon vetëm zyrtarizimi, me  italianin që duket i destinuar të qëndrojë në Reggio Emilia. 23 vjeçari Scamacca ka qenë një nga objektivat kryesorë të kampionëve të Italisë dhe me shumë mundësi, tashmë drejtori sportiv Beppe Marotta duhet të ndryshojë planet.

Eswa

23 vjeçari i lindur në Romë ka statistika tejet interesante këtë sezon. Ai ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

 

Gianluca Scamacca
Gianluca Scamacca

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb