Roberto Mancini është i bindur se do ta ndërtoj një Inter të madh për ta kthyer në maje të futbollit Italian dhe evropian. Tekniku italian nuk është i kënaqur me skuadrën që ka trashëguar dhe tani po mendon të përforcohet me lojtarë cilësorë për tu kthyer në maje.

Sipas mediave italiane prioritet i Mancinit është mesfusha, ku synon të luaj me tre lojtarë dhe që të tre pritet të vijnë gjatë afatit kalimtar të verës.

Yaya Toure, Thiago Motta dhe Alexandre Song janë synimet e Mancinit.

Mancini kërkon që të luaj me formacionin 3-5-2, ndërsa në krahë të këtyre tre super lojtarëve pritet të jetë Xherdan Shaqiri dhe D’Ambrosio. Nëse arrin t’i transferojë tre lojtarët e lartpërmendur atëherë Interi do të jetë i frikshëm vitin e ardhshëm dhe natyrisht mesfusha e tyre dot ë jetë e hekurt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: