Interi është shpallur kampione e Serie A, katër javë para mbylljes zyrtare të kampionatit italian.

Dhurata i ka ardhur pikërisht nga Sassuolo, e cila ka arritur të barazojë në sfidën deilkate ndaj Atalantas.

Interi aktualisht ka grumbulluar 82 pikë në kampionat, duke qëndruar 13 pikë larg vendit të dytë, e cila mbahet nga bergamaskët.

Me fitimin e titullit që në ambientin zikaltër mungonte prej tripletës së famshme të kohës së Mourinhos, lufta në Serie A, është zhvendosur mes Napolit, Atalantas, Juventusit, Milanit dhe Lazios, të cilat do të tentojnë në javët e mbetura të sigurojnë një vend në “Champions League”.

Me fitimin e këtij titulli, zikaltërit shtojnë në vitrinën e trofeve, kampionatin me numër 19.

Me gjasë, edhe sezoni i teknikut Antonio Conte mund të quhet i shpëtuar me fitimin e këtij titulli prestigjioz dhe me shumë mundësi, do rikonfirmohet nga drejtuesit në sezonin pasardhës, ku do të tentohet diçka më shumë në nivel ndërkombëtar, pse jo, të mbërrijë në Milano një trofe Evropian, që mungon që prej 2010-ës.

(BlkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb