Zikaltrit duket se më në fund kanë gjetur një stabilitet në rezultate. Fitorja kundër Totenhamit në Champions League duket se iu ka dhënë shumë besim djemve të Spaletit dhe pas triumfit kundër britanikëve, kanë arritur të mposhtin Sampdorian dhe Fiorentinën në kampionat, brenda 4 ditësh. Interi ka arritur të shënojë fitore si vendas me Fiorentinën duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Goli për zikaltrit erdhi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën eë 45-të. Kjo penallti u akordua me anë të VAR ku u pa që mbrojtësi i Fiorentinës e kishte prekur topin më dorë. Pjesa e dytë nis më keq për Interin, pasi që Fiorentina barazon rezultatin në minutën e 53-të me anë të Chiesas.

Pas një presioni D’Ambrosio kthen epërsinë në minutën e 77-të. Një javë shumë pozitive për Interin, që vazhdon ngjitjen drejt tabelës së Serie A me këtë sukses, zikaltrit ngjiten në vend të pestë në renditje me 10 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: