Skuadra e Luciano Spallettit nuk di të fitojë. Në ndeshjen e katërt në Seri A, pengesa e madhe e “zikaltërve” mbante emrin Parma.

Ky rezultat është tregues i qartë se skuadra e Interit ka probleme të mëdha, pasi nuk po arrin të garojë me rivalët kryesorë në kampionatin italian.

Skuadra e Parmës ka triumfuar në shifrat minimale në 0-1, ndërsa autor i golit të vetëm në këtë takimi ishte një ish-interist si mbrojtësi Dimarco, i cili përshëndeti rrjetën më një supergol, ndërsa Handanoviç nuk pati mundësi të reagonte.

Goli i parë dhe i fundit u shënua në minutën e 79’,  ndërsa Interi në katër takime ka siguruar 4 pikë. Nga ana tjetër, sidomos në pjesë të parë, skuadra e Interit prodhoi shumë raste, por sfera nuk iu bind asnjëherë lojtarëve.

Goli i Parmës:


Kujtojmë se në formacion nuk ishte sulmuesi Mauro Ikardi, i cili u la pushim për të menduar për ligën e Kampionve kundër Tottenham ditën e martë.

Ndërkohë, në takimin tjetër skuadra e Napolit ka triumfuar në shifrat minimale 1-0 kundër Fiorentinës, ndërsa autori i golit  ishte Insigne.
Goli i Napolit:

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb