Fondi saudit PIF, që kompletoi blerjen e Newcastle në Angli, është një hap larg marrjes në pronësi të Interit.

Lajmi gjen konfirmime nga gazetari i njohur i merkatos, Enzo Bucchioni. Ai thotë se sheiku Bin Selman është i interesuar për Interin dhe kjo marrëveshje mund të përfundojë para dhjetorit.

“Fondi PIF nuk e ka lënë mënjanë aspak idenë për të blerë Interin, përkundrazi, janë futur fuqishëm në garë për zikaltrit. Në këtë moment flitet se palët janë shumë afër një marrëveshje dhe kalimi i plotë i klubit mund të ndodhë edhe përpara dhjetorit”, tha Bucchioni.

Më tej ai tha:

“Ka disa studime të specializuara që janë bërë dhe janë parë me një kujdes maksimal të llogaritë e Interit. Shumë persona afër klubit, thonë se është arritur një marrëveshje për një shifër afro 1 miliardë euro. Priten vetëm konfirmime, por nëse këto konfirmime vijnë, atëherë Interi do të bëhet klubi i parë në Itali në pronësi të sheikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: