Nga fjalët te faktet, madje më shpejt nga sa ishte parashikuar. Inter pritet të ndryshojë pronësi, duke kaluar në duart e “BC Partners”, si aksioner maxhorance. Zërat qarkullonin prej javësh në mediat italiane, që flasin për një krizë të vërtetë financiare të “Suning”, kompanisë kineze që ka aktualisht në pronësi klubin zikaltër. Por ndryshe nga sa ishte dokumentuar më parë, se kjo kompani kërkonte vetëm ortakëri, tashmë ajo është gati të heqë dorë nga pronësia.

Suning Inter E1513555093242
Suning Inter E1513555093242

Mediat përtej Adriatikut bëjnë të ditur se palët kanë avancuar në tratativa dhe Inter mund t’i kalojë “BC Partners”, një fond privat me seli në Londër dhe i drejtuar nga greku Nikos Stathopoulos. Kompania “Suning” ka shfaqur vështirësi financiare si pasojë e pandemisë Covid-19, por më shumë nga shtrëngimet e qeverisë kineze. “Suning” yri në klubin e intersit përpara dy vitesh, duke blerë aksionet e indonezianit Erick Thohir. Por shumë shpejt është vendosur në vështirësi duke parë pengesat e mëdha për të lëvizuar kapitalet jashtë Kinës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: