Natë e gjatë, por spektakolare në ndeshjen Inter-Empoli e vlefshme për kupën e Italisë. Ndeshja u mbyll me fitorën e interit 3-2, triumf që e mori me vuajtje në 30 minutat shtesë. Sensi ishte autori i golit të fitores për zikaltërit i cili shënoi në minutën e 104′.

Serinë e golave e hapi sulmuesi kilian Sanchez, i cili shënoi në minutën e 13′. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Pjesa e dytë flet për Empolin, i cili shënoi dy herë në portën zikaltër, Nedim Bajrami do barazonte shifrat në minutën e 61′ dhe në të 76′ do mendonte portieri Radu i cili shkaktoi një autogol.

Ranocchia e çon ndeshjen në shtesë, pas një supergoli brenda zonës i cili barazoi shifrat në 2-2 në minutën 90+1′.

Interi arriti të kalojë në çerekfinale, fale golit të shënuar në shtesë në një ndeshje me shumë emocion dhe përmbysje, ku ata që luftuan më shumë arritën t’ia dalin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb