ITALI

Interi nuk di të ndalet në kampionat. Në ndeshjen e sotme ka shkatërruar  në shifra të thella 5-0 Xhenoan duke i dërguar një mesazh të qartë edhe Barcelonës, në prag të sfidës së kthimit për Ligën e Kampionëve. Dopieta e Galjardinit dhe golat e Politanos, Zhoao Marios dhe Naingolaniti i siguruan skuadrës së Luciano Spalletit triumfin e shtatë radhazi në kampionat.

Në pjesën e dytë pati disa minuta edhe për Naingolan, i cili mesa duket është rikuperuar pas dëmtimit në sfidën ndaj PSV-së. Vetëm pak minuta i kanë mjaftuar mesfushorit belg për të gjetur rrugën e rrjetës, shkruan PanoramaSport.

Me fitoren e sotme, Interi u ngjit në kuotën e 25 pikëve.  Sfidën e radhës në kampionat skuadra e Spaletit do e luajë në transfertë ndaj Atalantës. Kujtojmë që në datën 6 nëntor zikaltërit do të luajnë sfidën e kthimit ndaj Barcelonës, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb