Stefano Pioli luan derbin e tij të parë si kundërshtar… kjo sepse ai është një tifoz interist i deklaruar. Ai e di shumë mirë kuptimin e kësaj sfide, ndërsa është shprehur se Zllatan Ibrahimoviç do të jetë në fushë, pavarësisht se nuk është stërvitur rregullisht në këto ditë.

“Derbi është shumë i veçant dhe janë ndeshje të bukura për t’u luajtur. Interi ka bërë një nisje shumë të mirë të kampionatit, ndërsa ne po përpiqemi të rikuperojmë dhe vijmë në një formë shumë të mirë. Kemi përgatitur një strategji, duke pasur parasysh cilësitë e kundërshtarit, por shpresoj që të jetë e duhura dhe t’ia dalim”.

“Ibra ka punuar mirë, por i mungon një seancë e plotë me skuadrën gjatë këtyre ditëve, megjithatë do të jetë gati. Shpresoj që skuadra të ketë fytyrën e tij, pra të tregojë grintë e dëshirë për fitore nesër”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: