Inter vijon i qetë kryesimin e Seria A dhe serinë e fitoreve në Itali. Zikaltërit kësaj radhe ia janë falur golit të Skriniar që të mposhtin 1-0 në Giuseppe Meazza Atalantan.

Me këtë fitore Inter shkon 62 pikë, 6 më shumë se Milan i vendit të dytë. Prej 6 janarit të këtij viti zikaltërit nuk njohin humbje në Seria A, dhe po përparojnë drejt titullit.

Prej 2010 Inter nuk fiton një kampionat në Itali, dhe duket se pas 11 vitesh trofeun mund t’ia japi Conte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb