Ndonëse ka bërë një merkato tepër cilësore, ndër më të mirat në Itali, Interi vazhdon të ketë probleme në këtë fazë përgatitore para kampionatit, pasi nuk ka arritur të fitojë në katër ndeshjet e fundit.

Zikaltërit u mundën me penallti (5-4) nga Chelsea në turneun ICC, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa trajneri Spaleti duhet të fillojë të shqetësohet nga fakti se skuadra hyn me vonesë në lojë.

Në pjesën e parë ishte Chelsea që mbante ritmin e lojës dhe e gjeti shpejt golin pas një aksioni të gjatë të Morata dhe një grushtimi aspak të sigurt të Handanoviç, i cili i dha mundësinë Pedros të gjente rrjetën. Në fraksionin e dytë të lojës, Interi reagoi më mirë dhe me dyshen Martinez-Icardi në fushë përkrah njëri-tjetrit dukej më agresiv.

Ishte Icardi ai që dha asistin për golin e Gagliardinit dhe që barazoi rezultatin në 1-1, me këtë rezultat u mbyll edhe koha e rregullt.

Për të përcaktuar fituesin e këtij takimi u desh goditja e 11-metërshave dhe të dy ekipet goditën nga 5 të tillë. Nga ekipi zikaltër Skriniar ishte i vetmi që gaboi gjuajtjen e tij, ndërsa lojtarët e Chelsea-s i ekzekutuan saktë 5 goditjet e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=cJfimpHCjPs
(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb