Interneti, me emërtimin zyrtar “World Wide Web” (www) feston 30 vjetorin. Më 12 mars 1989, Tim Berners Lee prezantoi studim në laboratorin CERN të Gjenevës që përbënte bazën teorike të internetit dhe më pas hyri në histori. Duke u bazuar në atë dokument, faqja e parë web u hap në vitin 1991 dhe nga ajo kohë interneti shpërtheu duke i hapur dyert një bote të re komunikimi, informimi, pune dhe krijimtarie.

Megjithatë këto dyer vazhdojnë të jenë të mbyllura për shumë njerëz. Janë mbi dy miliardë persona për të cilët interneti është i paaritshëm sepse nuk kanë mundësi ekonomike ose sepse nuk ka investime teknologjike në vendet ku jetojnë. Nga ana tjetër, shqetësimi më i madh për përdoruesit e internetit ka të bëjë me sigurinë dhe privatësinë.

Dokumenti që Berners Lee i paraqiti mbikëqyrrësit të tij në CERN të Gjenvës quhej “Information Management: a Proposal” (Menaxhimi i Informacioni: një Propozim), që shërbente për të lehtësuar shpërndarjen e të dhënave shkencore mes shkencëtarëve.

Brenda dy vitesh Berners-Lee dhe një studiues tjetër, Robert Cailliau, ndërtuan themelet e Web-it duke krijuar edhe browser-in e parë, programi që shërben për të shfletuar faqen në internet. Fizikani që u vlerësua me titullin “Sir” nga mbretëresha Elisabeta II, aktualisht është drejtori i konsorciumit të “World Wide Web”, me të cilin vazhdon të punojë për zhvillimin e internetit.

Pikërisht kjo organizatë, në saj të përpunimit të të dhënave të OKB-së, disa muaj më parë vërtetoi një rënie të numrit të personave në internet, me një ngadalësim drastik në vitin 2015, pavarësisht rritjes që vjen nga Kina. Sipas analizës së fundit të bërë nga “Alliance for Affordable Internet” (Aleanca për Internet të përballueshëm), të futesh në internet vazhdon të jetë një ëndërr për dy miliardë persona në botë, ku më të prekurit janë të varfërit dhe gratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: