Brenda 8 vitesh interneti mund të pësojë një kolaps total. Sipas shkencëtarëve deri në vitin 2023 fibrat e tanishme optike që shpërndajnë internet në mbarë botën nuk do të arrijnë limitet, dhe nuk do të jenë funksionale.

Kabllot optike janë transparente dhe të holla sa një qime floku, ku të dhënat transformohen në dritë dhe transformohen në informacion sërish kur bien në kontakt me fibrat.

Profesori Endrju Ellis në Universitetin e Birminghemit thotë se po punohet për të gjetur një mundësi që brenda një fibre optike të kalojë më shumë informacion.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb