Kryeministri i vendit, Edi Rama i dha fund sot edhe dilemës për internetin falas në kohën kur të gjithë janë të izoluar në shtëpi si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.

Ai tha se që nga nesër të gjithë qytetarët do kenë paketa internet 50% më të lira, deri në 5 javë.

Po ashtu do të mund të aksesohen falas të gjitha programet educative dhe mësimore për nxënësit.

“Falë bashkëpunimit dhe mirëkuptimit është siguruar me gjithë vështirësisë kudo ku ka qënë e mundur aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimi ndaj klienientit. Teknikët do të jenë në terren për mirëmbajtjen e rrjeteve, në funksion të situatës do të jenë edhe ekipet teknike. Përmes AKEP kemi ngarkuar sipërmarrësit të ofrojnë për pajtimtarët mundësi shfrytëzimi maksimal dhe cilësor me kushte sa me të favorshme. Edhe pas testeve teknike që janë bërë dhe janë koordinuar në vendimarrje lidhur me ofertat e vlefshme nga nesër deri në fund të prillit do të ofrohet oferta me 50% internet për 5 javë, falas do të jetë RTSH dhe cdo format edukativ. Abonentët me kontratë fikse kanë akses në platformat për fëmijë 60% më lire”,- tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri u shpreh: “Përgjegjshmëria është shumë e rëndësishme. Patjetër që interneti në këto kohë është shumë i rëndësishëm, por kurseni ato komentet që bëni në këtë faqe. E rëndësishme është që këtë kohë ta shfrytëzojmë bashkarisht, të lidhur me besë a besë”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb