Shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu vjen në një intervistë për “Neës24” mbi librin e tij më të fundit “Liri Belishova dhe koha e saj”. Shehu sjell në libër, biseda e kujtime të Belishovës, një prej figurave që mbajti poste te larta gjatë regjimit komunist, më pas u dënua duke njohur skajet fundore. Vizita në Kinë, akuzat që iu bënë, si i perceptonte Liria ato në fund të jetës së saj.

“ Do i jetë dukur edhe më e tmerrshme se sa rënia e saj e parë. Atë që asaj i është dukur si një ëndërr e keqe nga e cila është zgjuar pasi u rehabilitua, tani i rikthehet më me forcë. mendoj kështu e ka parë. Në atë kohë thotë Liria, herën e parë kishte një shpresë, sepse ishte Bashkimi Sovjetik që mund të ndreqeshin gjërat, kurse në 1961 nuk kishte asnjë shpresë.”

Një prej pengjeve të saj ka qenë humbja e së bijës, për të cilën ajo akuzon ish miqtë e saj, por fajëson shumë edhe veten..

“Në përgjithësi ajo ka fajësuar veten për sa kanë pësuar të afërmit e saj, familja vëllezërit. Ajo e ndjente si faj, pavarësisht se ishte regjimi që e bëri, por ajo ishte pjesë e atij regjimi dhe ndaj e ndjente veten fajtore edhe për familjarët, për atë që po pësonin familjarët e saj. Ndërsa vdekja e vajzës 23-vjecare ka qenë gjëja më e rëndë për të dhe mendonte se pasi vdiq vajza, internimi e gjërat e tjera i dukeshin vogëlima, s’kishin më rëndësi për të.” vijoi Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb