Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu ka dhënë përgjigje për çështjen e kriminalitetit pyetjeve të deputetit të PD-së, Ervin Salianji në interpelancën që kërkoi ky i fundit.

Çuçi tha se publikut i ofrohet një alarm i qëllimshëm vazhdimisht, ndërsa solli disa shifra të kriminalitetit në vend.

“Në lidhje me interpelancën e kërkuar sot, por dhe komentet që keni bërë në parashtresën tuaj, nuk jam shumë komod ta filloj me disa statistika të ftohta që nuk flasin. Por duke qenë se publikut i ofrohet një alarm i qëllimshëm vazhdimisht, dhe i pabazuar në të dhanë konkrete. Do e filloj këtë me disa statistika. Le t’ia lëmë matematikës. Plagosjet e rënda i gjetëm 163 raste në 3023, dhe i ulën me 140 vitin që kalojnë.
Vjedhjet me pasojë vdekjen i gjetëm 6 dhe o në vitin që kaloj.
Vjedhjet me armë 96 dhe në 2021 vetëm 11 raste.
Narkotikët meqë e përmendi shpesh, të gjithë indikatorët flasin qartë për zbulueshmërinë e këtyre rasteve
Jam lodhur për të gjetur statistika për 1013, por gjeta të 2006. I kemi çuar në 3168 në 2021. Numri i vrasjeve me dashje. Në 2006, ishin 87, 2011 me 1442 viktima. Në 2021 e kemi ulur me 61 numër vrasjes me 66 viktima.
Këto janë statistika. Kemi dhe 8 mujorin tani që kemi 36 vrasje me dashje me 41 viktima. Në 2012 e gjetëm me 126 dhe tani e kemi 61, gati më shumë se përgjysmuar.”, tha Çuçi.


Ministri shtoi se: “Patjetër që ka pasur një shtim të vrasjeve me dashje gjatë verës së fundit, përkatësisht në muajt Qershor dhe Gusht, me respektivisht 7 dhe 10 vrasje me dashje dhe 7 dhe 13 viktima, të dhëna këto që fatkeqësisht nuk janë shoqëruar nga një zbulueshmëri e menjëhershme nga Policia e Shtetit. E njëjta gjë mund të thuhet, fatkeqësisht edhe për zbulueshmërinë e plagosjeve të ndodhura gjatë periudhës në fjalë. Por pikërisht për këto arsye, Ministria e Brendshme është institucioni që ka reaguar me fakte dhe ju të gjithë jeni dëshmitarë të veprimeve dhe reagimeve të menjëhershme me fakte nga ana jonë.

Më lejoni t’ju rikujtoj se në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit, Ministri:
– harton dhe mbikëqyr zbatimin e politikave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit;
– përcakton drejtimet strategjike dhe objektivat e saj;
– kërkon performancë të lartë të Policisë së Shtetit për realizimin e objektivave të përcaktuar;
– i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të raportojë për ushtrimin e detyrave të tij dhe të Policisë së Shtetit;
– mbikëqyr procesin e ankimeve dhe shqyrton ankesat ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– nuk ndërhyn në pavarësinë operacionale të shërbimit të policisë dhe nuk përfshihet në drejtimin operacional të saj.”.

Ministri u ndal dhe te Operacioni ‘Forca e Ligjit’.

“Sa i takon Operacionit Forca e Ligjit, ne gjykojmë se konfiskimi i dhjetëra miliona eurove që rrjedhin nga aktiviteti kriminal është sukses, dhe jo dështim. Megjithatë, e kam thënë dhe e përsëris, se nisi si aksion, me qëllimin, vetëdijen dhe vizionin e plotë se do të shndërrohej në proces të vazhdueshëm, ashtu siç ndodhi. Policia e Shtetit është duke forcuar gjithnjë e më shumë hetimet financiare dhe luftën kundër pastrimit të parave. Në asnjë moment nuk është ulur vigjilenca ndaj gjurmimit dhe konfiskimit të pasurive kriminale të vendosura jashtë apo brenda vendit por përkundrazi, tashmë Policia e Shtetit ka konsoliduar praktikën e ngrirjes paraprake të pasurive si dhe të hetimeve paralele financiare për krimin e organizuar, hetime të cilat shoqërojnë sistematikisht procedimet penale që nga fillimi.”, tha ai.

Mes të tjerash Çuçi u ndal te masat e marra ndaj emigracionit të paligjshëm.

“Sa i takon çështjes së emigracionit, Ministria e Brendshme ka marrë masa të shumta si nga jashtë, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet e destinacionit me të cilat shkëmbimi i informacionit është në nivelet më të larta historike, ashtu edhe nga brenda nëpërmjet forcimit të regjimit të kontrollit në kufi nga ana e Policisë Kufitare, zhvillimit të fushatave ndërgjegjësuese me kategorinë e personave në risk si dhe studimit dhe trajtimit të shkaqeve burimore të migracionit të parregullt.”, pohoi ministri.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: