Kryeministri Edi Rama në interpelancën për mbetjet toskike, nuk ka lënë pa përmendur edhe kreun e PD Sali Berisha.
Në replikat me kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili edhe thirri seancën, Rama u shpreh se “hallin ” më të madh e ka kryedemokrati Berisha.
“Por është zotëria që tha po erdhi Berisha me flamur në godinë do iki nga politika, iku nga godina për të mbajtur kokën lart e për të parë Saliun. Problem më të madhe e ka ai që është në kat të 8 që nuk ngeli balerinë pa i shkuar te parvazi e pa i thënë më lër ta dredh belin për ty”, tha ai.