TIRANË – Interpoli shqiptar ka kthyer nga Italia, një 18-vjeçar, S.Rumi, banues në Tiranë. Rumi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” nga Gjykata e Rrethit Tiranë.

Arrestimi i tij në Itali qe rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Roma”, që bëri të mundur edhe ekstradimin drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ai iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: