Në një intervistë Ana Draskovic, Zëvendës Presidente dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e “Visa” për për rajonin e Evropës Juglindore, shpreh optimizmin e saj për të ardhmen e pagesave digjitale në Shqipëri. Ajo thekson se Shqipëria është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale, duke përmendur përparimet e shpejta në teknologji dhe rritjen e besimit të përdoruesve.

  1. Si do ta përshkruanit tregun në Shqipëri në lidhje me shkallën e adoptimit të pagesave digjitale dhe në cilat segmente ka ende vend për përmirësim?

Thënë me pak fjalë, unë do ta cilësoja Shqipërinë si një vend me përparim të shpejtë. Ky vend po zhvillon ekonominë lokale dhe po shfaqet si një treg unik me potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht në industrinë e turizmit, duke krijuar mundësi të rëndësishme për adoptimin e pagesave digjitale. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për vitin 2023, pagesat elektronike për frymë janë pesëfishuar që nga viti 2017, ndërkohë që pagesat me karta janë dyfishuar në krahasim me vitin 2020. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, në qarkullim kanë qenë afro 1.5 milionë karta pagesash elektronike aktive, gati dyfishi i popullsisë së Tiranës. Këto shifra nxjerrin në pah rritjen e besimit në ekosistemin digjital të Shqipërisë.

  • foto galeri

Megjithatë, mbetet një potencial i pashfrytëzuar në zonat rurale dhe midis gjeneratave të vjetra, ku nevojitet më shumë përpjekje në edukimin dhe fuqizimin e përdoruesve. Në Visa, ne shohim mundësi për të integruar më tej zgjidhjet digjitale, veçanërisht në sektorin e turizmit. Shqipëria po bëhet me shpejtësi një nga destinacionet më të dëshirueshme të Evropës, falë pozicioit gjeografik unike dhe atraksioneve natyrore mahnitëse. Sektori i turizmit po tërheq një numër në rritje vizitorësh dhe investime të konsiderueshme, dhe zgjerimi i pagesave digjitale do të ndihmojë në mbajtjen e kësaj rritjeje, duke ofruar përfitime ekonomike të zgjeruara dhe duke vendosur bindshëm Shqipërinë në skenën globale të turizmit.

  1. Kur bëhet fjalë për njohuritë financiare, si kontribuon Visa në zhvillimin e këtyre aftësive dhe në rritjen e përfshirjes financiare në Shqipëri?

Në Visa, ne besojmë se edukimi financiar është thelbësor për stabilitetin ekonomik të shoqërisë, jo vetëm për të rinjtë, por për të gjithë individët. Ai i fuqizon njerëzit të menaxhojnë financat e tyre me përgjegjësi dhe të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt. Në një botë me inovacione të shpejta financiare, të tilla si pagesat celulare të drejtuara nga AI dhe verifikimi biometrik, edukimi financiar po bëhet edhe më vendimtar. Visa mbron ekonomitë gjithëpërfshirëse duke promovuar aftësitë digjitale dhe njohuritë financiare, dhe ne punojmë për të nxitur bashkëpunimin e të gjithë aktorëve përkatës për të mbështetur të rinjtë në zhvillimin e tyre financiar. Këtë vit, ne mbështetëm Javën Globale të Parasë në Tiranë, duke dëgjuar drejtpërdrejt të rinjtë për këtë temë të rëndësishme. Jam krenare të shoh se, së bashku me partnerët, iniciativat dhe përpjekjet tona, dhe sesi ne po bëjmë një ndryshim të vërtetë në shoqëri dhe po rrisim kapacitetin e saj për një cilësi më të mirë jetese.

  1. Si mund të përdoren pagesat elektronike për të rritur sigurinë dhe efikasitetin e transaksioneve në sektorin e turizmit në Shqipëri?

Pagesat digjitale mund të luajnë një rol vendimtar në modernizimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke tërhequr një grup më të gjerë turistësh dhe duke promovuar një rritje të qëndrueshme ekonomike. Ata kërkojnë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme, të cilat rrisin përvojën e përdoruesit dhe efikasitetin operacional.

Për të rritur dhe fuqizuar të gjithë sektorin e turizmit në Shqipëri, me fokus të veçantë te agroturizmi, ne kemi nisur një nismë për të transformuar agroturizmin nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së pagesave digjitale. Kjo nismë po zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Shoqatën e Agroturizmit të Shqipërisë (SHASH), Raiffeisen Bank dhe INNVEST. Së bashku, ne do të mundësojmë pranimin e pagesave elektronike, veçanërisht duke përdorur teknologjinë Tap To Phone të Visa, në 400 familje në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, jemi në fazën e zhvillimit të një sërë fushatash informative, sesionesh trajnimi dhe vizitash në terren, ku ekspertët vizitojnë sipërmarrësit për t’i ndihmuar ata të kuptojnë dhe përqafojnë më mirë teknologjitë e reja të pagesave. Arsimi është thelbësor, dhe për këtë arsye të gjitha përpjekjet tona janë të drejtuara kryesisht drejt angazhimit me familjet dhe demonstrimit të asaj se çfarë nënkuptojnë pagesat digjitale dhe se si ato mund të zbatohen në operacionet e tyre të përditshme.

  1. Si mundet digjitalizimi i pagesave të rrisë përvojën e turistëve në Shqipëri dhe si mund të promovohet kjo tek vizitorët ndërkombëtarë?

Turizmi është një nga industritë me rritje më të shpejtë dhe më të rëndësishme ekonomikisht, në zhvillim të vazhdueshëm. Një ndër arsyet kryesore të këtij zhvillimi është transformimi digjital, i cili nuk është më vetëm një ndryshim teknologjik, por një revolucion kulturor që formëson mënyrën se si destinacionet promovojnë veten dhe përvojat që ato ofrojnë për turistët. Në këtë sektor dinamik, përshtatja me tendencat digjitale nuk është thjesht një avantazh, por një domosdoshmëri për mbijetesë dhe rritje të qëndrueshme.

Transformimi digjital përfshin integrimin e teknologjive digjitale në të gjitha aspektet e biznesit, duke u mundësuar kompanive të zhvillojnë procese të reja ose të përshtatin ato ekzistuese, si dhe të riformësojnë kulturën e tyre dhe përvojat e klientëve për të përmbushur kërkesat në zhvillim të tregut. Duke modernizuar operacionet dhe duke adoptuar sisteme pagesash digjitale, bizneset turistike mund të bëhen më konkurruese, të tërheqin një numër më të madh turistësh dhe të sigurojnë një vend në tregun ndërkombëtar.

  1. Çfarë i sjell ekonomisë lokale dhe individëve zhvillimi i pagesave elektronike ?

Në nivel ekonomik, pagesat elektronike nxisin transparencën në flukset financiare dhe ofrojnë akses më të lehtë për komunitetet dhe bizneset në tregun global. Kjo mundet në radhë të parë të kontribuojë në rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, krijimin e vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Individët përfitojnë nga komoditeti dhe siguria e pagesave elektronike, duke përfshirë transaksionet më të shpejta, reduktimin e varësisë nga paratë cash dhe sigurinë gjatë proceseve të pagesës. Për më tepër, pagesat elektronike ofrojnë akses në një sërë shërbime të tilla si blerjet online, pagesat e faturave dhe menaxhimi financiar përmes aplikacioneve celulare, duke thjeshtuar aktivitetet e përditshme financiare dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës.

######

Rreth Visa

Visa është një lider botëror në pagesat digjitale, duke lehtësuar transaksionet e pagesave ndërmjet konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe enteve qeveritare në më shumë se 200 vende dhe territore çdo vit. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, më të përshtatshëm, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave, duke u mundësuar individëve, bizneseve dhe ekonomive të lulëzojnë. Ne besojmë se ekonomitë që përfshijnë të gjithë kudo, inspirojnë të gjithë kudo dhe e shohin aksesin si thelbësor për të ardhmen e lëvizjes së parasë. Mësoni më shumë në Visa.com.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb